Bllokohen për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë në Trepçë

Të paktën 30 minatorë të minierës së “Trepçës”, kanë mbetur të ngujuar që nga ora 3:00 e mëngjesit të sotëm.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress se si rrjedhojë e një defekti të energjisë elektrike, 30 minatorë të turnit të tretë, mbeten të bllokuar në minierë.

Ai ka thënë se numri i minatorëe të bllokuar në minierë ka qenë edhe më imadh, por disa kanë arritur të dalin nga aty.

Januzi theksoi se gjendja e minatorëve të ngujuar në “Trepçë” është e mirë dhe se po bëhen përpjekje që të dalin sa më shpejt./albeu.com/


Shtuar 10.04.2023 15:53