E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Merret peng një person në Burrel
Një pengamarrje ka tronditur qytetin e Burrelit, por gjërat kanë përfunduar shumë shpejt pas reagimit të menjëhershëm të forcave policore.

Në pranga ka përfunduar një person, ndërkohë që tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burrel

Marrin me forcë në automjet një 31-vjeçar, falë reagimit të mënjehershëm të Policisë, vihet në pranga njëri nga pengmarrësit, shpallen në kërkim 3 të tjerë, si dhe ndiqet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilin kanë marrë peng 31-vjeçarin.

Më datë 17.10.2019, rreth orës 03:40, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetasit L. I., M. B., S.L., dhe I.K, për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Falë reagimit të mënjehershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera nga ekspertët e Policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:

S. L., 32 vjeç, banues në Burrel.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: S. L., 31 vjeç, L. I, 34 vjeç, M. B., 24 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. K.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga Policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga këta shtetas.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake”. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2019, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori