Merr fund ISIS pas 8 vitesh masakra, baltosje të Islamit dhe shkatërrim
Mediat ndërkombëtare, përfshi edhe amerikanët e Fox News janë duke raportuar për rënien e bastionit të fundit të ISIS në Siri, e cila rrjedhimisht përkthehet në shkatërrimin total të organizatës terroriste që llahtarisi botën me makabritetet e veta gjatë viteve të luftës në Siri.

Deri më tani, informacioni për rënien e bastionit të fundit, qytetit Bakhoz në lindje të Sirisë nuk mbështetet nga burime zyrtare bëjnë me dije mediat ndërkombëtare, megjithatë gazetarë që raportojnë nga terreni bëjnë me dije se tashmë qyteti ka rënë në duart e kurdëve të Forcave Demokratike të Sirisë, kundërshtarët më të ashpër të ISIS gjatë viteve të fundit, raporton Albeu.com.

Kurdët luftojnë kundër ISIS me mbështetjen e SHBA-ve.

Që prej fillimit të luftës civile në Siri, numërohen më shumë se 600 000 mijë të vrarë dhe miliona të shpërngulur nga vendi, ndërsa shumë shpejt forcat që kërkuan largimin e Asadit u zëvendësuan në terren nga grupe ekstremistësh që nuk kursyen asgjë me ideologjinë e tyre shkatërrimtare. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2019, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori