Një makinë tip "Benz" me targa AA 997 NJ ka marrë flakë në zonën e
Liqenit të Thatë.
Makina është përfshirë nga
flakët në pjesën e parme ku ndodhet edhe motorri.
Fillimisht është tentuar që zjarri të fiket nga policët në vendin e ngjarjes, por më pas është thirrur zjarrfikësja.
Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllmishme. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2019,
ora 11:22