Ditën e sotme, kryeministri Edi
Rama ka njoftuar në një konferencë për shtyp se nga dita e
enjte do të nisë zbatimi i urdhrit për mbajtjen e
maskës me detyrim edhe në rrugë, ndërsa do të aplikohet edhe gjobë.
“Të mërkurën do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore. Dhe nga dita e
enjte të gjithë me maskë sapo nxjerrin veten nga shtëpia
kudo. Dhe gjobat do të zbatohen në kohë reale. Nuk do të ketë asnjë mundësi për t’ju shmangur
gjobave sepse do t’i zbatojmë me OSHEE”, tha
Rama.
Ky vendim i qeverisë vjen në një kohë ku rastet me Covid-19 vijojnë të shtohen, ndërsa jemi edhe në sezonin e gripit.
Shtuar më 10/10/2020,
ora 11:06