Mbytet pushuesi në Durrës
Një pushues nga Kosova është mbytur sot në plazhin e Durrësit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B. 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë se ditën e premte një tjetër pushues nga Kosova, 73 vjeç, u mbyt gjatë larjes në det, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Shtuar më 06/07/2020, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori