Mbyllet mbledhja e komisionit, ky është "fati" i Tahirit
Pëlqej
Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja e Komisionit të Mandateve në Kuvend ku duket se ai do të dalë me dy qendrime sa i përket heqjes apo jo të mandatit të Saimir Tahirit.

Deputeti Nasip Naço deklaroi pak mëparë se ka dy qendrime të forta në komision, ai i opozitës që të firmoset për dhënia e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit dhe ajo e pozitës që është e mendimit që Prokuroria të ushtrojë kontroll në banesën e Tahirit duke mos autorizuar arrestimin e tij që firmosë për dhënien e autorizimit për arrestimin.

Në fund ata kanë vendosur t'a hedhin në votim duke dalë në një rezultat 5 me 5 vota.

Tashmë komisioni ka dalë me dy qendrime dhe do të jenë deputetët që do të vendosin se çfarë do të ndodhë me Tahirin përmes votës. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori