E FUNDIT/ Mbyllet dosja e Saimir Tahirit
Dosja e Saimir Tahirit është dërguar tashmë në gjykatë duke mbyllur kështu një proces të gjatë të mbledhjes së provave nga prokuroria për akuzën e përfshirjes në trafik ndërkombëtar të lendëve narkotike.

Tahiri kishte hapur gjyq duke kërkuar pikërisht mbylljen e hetimeve dhe fillimin e gjykimit dhe tashmë prokuroria e ka dërguar dosjen në gjykatë.

Tahiri do të paraqitet gjatë ditës së nesërme në gjykatën e Krimeve të Rënda për t'u njohur me akuzat ndaj tij.

Tahiri u akuzua për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge me grupin e Habilajve pas daljes së emrit të tij në disa përgjime të këtij grupi. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2019, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori