Të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë tashmë janë
mbyllur.
Qytetarët kanë pasur mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e
votimit që nga ora 07:00 e mëngjesit, deri në ora 19:00.
Tanimë është bërë e ditur se vendvotimet janë
mbyllur dhe se ka përfunduar procesi i
votimit për zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara sot në të gjithë territorin e
Kosovës.
Pas pak minutave pritet që të publikohen disa nga sondazhet e realizuara në vend dhe tregojnë përafërsisht se si kanë dalë partitë politike në këto zgjedhje.
Deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor të bëjë të ditura rezultatet e para, nga numërimi që mund të bëhet deri në atë kohë.
Deri në ora 15:00 dalja e votuesve anembanë territorit ka arritur në 32.38 përqind.
Shtuar më 14/02/2021,
ora 19:03