Mblidhen votat për të shkarkuar Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë
Maxhoranca socialiste pritet të shkarkojë ish-deputetin e saj, Arben Malaj nga Bordi i Bankës së Shqipërisë.

Burime të “Panorama” bëjnë të ditur se deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i anëtarit të Bordit të Bankës së Shqipërisë.

Në letrën e firmosur nga socialistët theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë.
Shtuar më 15/07/2019, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori