Maskat grabisin biznesmenin në Elbasan, i marrin miliona lekë
Një banesë në Elbasan ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Mengël të Njësisë Administrative Labinot në bashkinë e Elbasanit.

Raportohet se grabitësit kanë qënë të maskuar dhe kanë mundur të hyjnë në katin e dytë të banesës ku kanë marrë një shumë prej 30 milion lekësh të vjetra.

Banesa konfirmohet të jenë në pronësi të shtetasit Kastriot Puka, ndërsa autorit janë ende të paidentifikuar për shkak të maskimit që kishin.

Dyshohet sa kanë qën tre persona të cilët pas grabitjes janë larguar me shpejtësi me një makinë që i priste jashtë. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2019, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori