10-vjeçari goditet nga kali në Maliq, niset drejt Tiranës me urgjencë, në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq. Një 10-vjeçar është goditur nga kali dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas policisë, i mituri është nisur drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com