Manastirliu: Nuk ka lehtësim masash antiCOVID
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat ka bërë me dije se do të vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese që kanë qenë deri më tani.

“Do të kemi në zbatim masat që kemi dhe që i vlerësojmë se kanë dhënë efekt, në tërësinë e tyre vijojnë punën për procesin e testimit përmes gjithë vendit. Kemi të gjithë kapacitetet e ne lidhje me ilacet.

Vijon punën procesi 369 mjekë infermierë dhe epidemiologë janë vaksinuar. Ne do të vijojmë me planin tonë të vaksinimit për të gjithë grupet që duhet, duke filluar nga personeli mjekësor, për të moshuarit dhe për çdo kategori sipas planit të përcaktuar. Pavarësisht përpjekjeve tona dhe punës që vijon prej muajsh në vendin tonë që nga urgjenca kombëtare e deri të te gjithë spitalet duhet të bëjmë kujdes. Është nëse e nevojshme që të vijojmë përpjekje tona dhe të kemi një ecuri në vijim të kësaj që kemi pasur për ta mbajtur në kontroll situatën.

Do të vijojë që të jenë në fuqi masat që janë lëvizja kufizohet nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, i njëjti kufizim shërbimi do të jetë dhe për kafet dhe për restorantet përjashtuar vetëm shërbimin e ushqimit në shtëpi, dhe ato që do të duan që të lëvizin është e rëndësishme që të marrin leje tek E.albania. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt. Më pas do të kemi një rivlerësim mbi këtë vendim”, tha Manastirliu.
Shtuar më 16/01/2021, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori