Makina përplas keq të moshuarën në Fier
Një aksident i rëndë ka ndohdur pak minuta më parë në qytetin e Fierit ku raportohet se një automjet tip tip “Opel Astra” me targa AA 789IL ka përplasur një grua të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën drejt stacionit të trenit, ku sipas dëshmitarëve gruaja ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën pasi kishte blerë byrekë në dyqanet e zonës.

E moshuara është transportuar në Spitalin e Fierit, ku sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.

Mendohet që e moshuara ishte endacake. Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori