Makina përplas keq dy këmbësoret në Fier
Një makinë mësohet se ka përplasur dy këmbësorë gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se makina tip ‘Benz’ me targa AA754SY ka qënë duke ecur mbrapsh ku ka përplasur dy këmbësore në rrugën drejt stacionit të trenit.

Të aksidentuarat janë dërguar me urgjencë në spital.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur në të njëjtin vend ku një ditë më parë një automjet tip “Opel Astra” me targa AA 789IL ka përplasur një grua të moshuar. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2019, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori