Makina kthehet përmbys në autostradën Tiranë-Durrës, ka të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet është përmbysur në rrugë, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, por mungesa e një korsie emergjence ka bërë që të vonohet disa minuta.

Aksidenti i rëndë ka shkaktuar radhë të gjatë në autostradë, ku vargu i makinave është mbi pesë kilometër.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe zhbllokimin e trafikut.
Shtuar më 14/07/2019, ora 21:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori