Makina bëhet copash në kanal, humb jetën 17 vjeçarja në Sarandë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Borsh, Sarandë pasi një makina ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.

Nga përplasja e fortë, ka humbur jetën një 17 vjecare me inicialet A.D.

Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.


Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori