Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me 5 kandidatë më pak për deputetë në
zgjedhjet e 14 shkurtit -përfshirë kryetarin e partisë,
Albin Kurti – sipas një
vendimi që e mori sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi nuk do të mund të garojnë në
zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ata nuk ka të drejtë t’i zëvendësojë askush, pasi PZAP thotë se ka kaluar afati për këtë, raporton Gazeta Express.
“
Kandidatët për deputet të cekur në
pikën -I-, të dispozitivit të këtij
vendimi, nuk mund të zevendesohen me kandidatë të tjerë”, thuhet në
pikën e tretë të vendimit të PZAP-së.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 15:42