Lirohet nga burgu Ermal Hoxha
Nipi i ish-diktatorit, Ermal Hoxha u dënua për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Por mesa mësohet ai është liruar nga burgu.

Ermal Hoxha raportohet se ka dalë në lirim me kusht më datë 13 shtator.

Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’.

Sipas hetimeve, i arrestuari tjetër i këtij operacioni, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesit dhe të financierit. Ai ishte personi që mbulonte likuidimin e drogës kur hynte në Shqipëri dhe që merrte paratë nga marrësit kur nxirrnin kokainë jashtë vendit.
Shtuar më 17/09/2018, ora 23:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori