Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Katër ditë pas shoqërimit dhe mbajtjes së tyre në qelitë e Komisariatit nr 6 në kryeqytet, janë liruar trebabnorët e Unazës së Re.

Tomor Gjata, Eduard Ferhati dhe Ruzhdi Daci akuzoheshin për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Kujtojmë se me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, bllokimi i rrugës dënohet deri në 3 vite burg, diçka e cila justifikoi edhe ndalimin e tre protestuesve.

Gjykata e Tiranës dha ditën e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg” për tre banorët e Astirit të arrestuar, ndërsa sot Gjykata e Apelit bëri ndaj tyre ndryshimi i kësaj mase duke e lënë “detyrim paraqitje.

Lidhur me arrestimet e mbrëmjes së kaluar, Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht, ku sipas saj janë shoqëruar 15 persona, ndër të cilët 10 të arrestuar në flagrancë për shkak të bllokimit të rrugës në zonën e Unazës së Re.

Ndër to është arrestuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i cili ka qenë një bga mbështetësit kryesor të protestës
Shtuar më 14/10/2019, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori