Një bast merr më qafë tre burra në Elbasan

Një 53-vjeçar është vënë në pranga pasi është hapur duke vënë baste sportive në një lokal në Elbasan. Ndërkohë, janë vënë nën hetim pronari dhe administratori i lokalit. Sekuestrohen 2 aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, arrestuan 53-vjeçarin, banues në Elbasan, pasi në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që po vinte baste sportive me celular. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për  administratori i këtij lokali, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin 38 vjeçar, banues në Elbasan, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kuadër të operacionit, ka rezultuar se fshihte të ardhurat e përfituara nga subjekti (lokali) i tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 6.05.2023 11:32