Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti infektohet me COVID-19
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar me një postim në rrjetin social Facebook se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Hoti shkruan se nuk ka shenja konkrete, por vetëm një kollë të lehtë.

Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës njoftoi se për dy javët e ardhme do të jetë në izólim, ndërsa obligimet shtetërore do t’i kryej nga shtëpia.

“Të nderuar, Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia. Avdullahu”, shkruan kryeministri.

Shtuar më 02/08/2020, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori