Koronavirusi i merr jetën pesë pacientëve në spitalet COVID
Pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit të të dhënave. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 213.

Kanë humbur jetën një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Shtuar më 13/08/2020, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori