E FUNDIT/ Kolegji Zgjedhor shqyrton shumë shpejt shkarkimin e Metës
Dekreti i presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve do të kalojë për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor në datën 24 Qershor. Ankimi për këtë dekret u bë nga ana e partisë së Idajet Beqirit, pasi KQZ vendosi që të mos e ç’regjistronte partinë e tij nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Për shkarkimin e Ilir Metës kanë hedhur firmat disa prej senatorëve të PS dhe ish bashkëpunëtor të tij të ngushtë në detyrat që ka mbajtur si ,zëvendës kryeministri Erion Braçe, ish-kryeministri Bashkim Fino, Spartak Braho, Musa Ulqini, Blendi Klosi, Besnik Baraj ndërsa firma e 55-të i përket Ditmir Bushatit.

Nuk e hodhën firmën për shkarkim ish kryeministri Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj. Në këtë luftë politike me të tilla përmasa ku për herë të parë kërkohet shkarkimi presidentit të vendit duket se Ilir Meta nuk do të bëj spektatorin e të mbaj mbi vete titullin si president nën hetim nga parlamenti.
Shtuar më 19/06/2019, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori