Kodrat e Selitës nën mëshirën e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Selitës, ndërsa bimësia e zonës është vënë nën pushtetin e flakëve.

Nga informacionet paraprake, flakët për shkak të erës janë përhapur me shpejtësi ndërkohë që jo shumë larg vatrës ndodhen edhe disa banesa.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shtuar më 22/03/2019, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori