E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
Kapet me 14 kallëpe tritol, kush është i riu i rrezikshëm nga Kamza
foto ilustruese
Një 22-vjeçar nga Kamza është arrestuar pasi në oborrin e banesës i janë gjetur 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit Fatjon Leka.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plastmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Shtuar më 24/10/2018, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori