Policia e Shtetit me anë të operacionit “Vjosa” ka vë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të
lëndës narkotike.
Falë punës
hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm
hetimor i Drejtorisë
Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde
narkotike.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.
Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi
hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e
lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.
Shtuar më 23/01/2019,
ora 10:53