E FUNDIT/ Kadri Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës
Kryetari i koalicionit fitues Kadri Veseli me 62 vota është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.

Pas shumë debatesh e shtyrjesh seancash më në fund koalicioni fitues PAN i bëri votat për ta zgjedhur Kadri Veselin si kryetar të kuvendit për 4 vitet e ardhshme, shkruan albeu.com.

Nga 114 deputetë që ishin në sallë 62 votuan pro dhe 52 kundër. Bie në sy Korab Sejdiu, deputeti që dha dorëheqje nga AKR votoi kundër Veselit. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alternativës votuar kundër Veselit, ndërsa mori mbështetjen e minoriteteve.

Ndërkaq nënkryetarë të kuvendit nga koalicioni LAA u zgjodh Kujtim Shala dhe nga Lëvizja Vetëvendosje Aida Dërguti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe kryetari i koalicionit PAN, Kadri Veseli në fjalimin e parë ka bërë të ditur se do ta mandatojë Ramush Haradinajn si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Ai ka thënë se më së largu ditën e shtunë do të jetë seanca e radhës ku do të votohet qeveria e re me kryeministër Haradinajn. Fjalimi i Veselit u bojkotua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alternativës/albeu.com/


Shtuar më 07/09/2017, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori