Atentati ndaj Ndojt, Prokuroria kërkon arrest me burg për Redjan Rrajën
Prokuroria kërkon arrest me burg për Redjan Rrajën.

Ai është kapur sot në një përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria, nën akuzën e organizimit të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Ai është 34 vjeçari nga Nikla e Krujës, Redjan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rahman Rraja.

Mësohet se Redjan Rraja është arrestuar teksa ishte duke u larguar në drejtim të Malit te Zi.

Policia dhe prokuroria kanë kërkuar arrestimin për shkak se kanë zbuluar gjurmët e ADN-së së tij në makinën që u gjet e braktisur në zonën e Shkafanës dhe që dyshohet se mund të ketë lidhje me atentatin e Shkozetit.

“Provat e sekuestruara po i nënshtrohen një analize të hollësishme nga grupi hetimor dhe një pjesë e tyre u dërguan në Laboratorin Shkencor për ekzaminim të mëtejshëm.

Nga tërësia e provave të sekuestruara dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme, u bë ekzekutimi i urdhër- ndalimit të lëshuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda për shtetasin R. Rr, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë- Krujë, i dyshuar si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë”, u tha në njoftimin e policisë. /albeu.com/

Shtuar më 05/11/2019, ora 20:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori