Pako e dyshimtë pranë një zyre ligjore në Vlorë, rrethohet zona
Një ngjarje e rëndë raportohet të jetë në zhvillim në Vlorë, pasi ka dyshime që mund të jetë vendosur lëndë plasëse pranë godinësGjykatës.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe ka vendosur perimetër sigurie.

Për momentin nuk ka të dhëna të reja, ndërsa policia dhe Forcat Xheniere janë nisur drejt vendit ku dyshohet se ndodhet sasia e lëndës plasëse.

” Sot rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve”, njofton policia.
Shtuar më 08/04/2019, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori