I paraburgosuri vari veten te 313-a, nisin hetimet ndaj stafit
Gjykata e Tiranës ka kërkuar hetim të stafitparaburgimit te 313-a, pas vetëvrasjes që kreu disa muaj më parë shtetasi Bilbil Hasani, baba i katër fëmijëve, për 12 mijë lekë të vjetra që dyshohej se i kishte vjedhur.

43 vjeçari me origjinë nga Kukësi, me banim në Kamëz ishte arrestuar në vitin 2019 dhe kishte katër muaj që rrinte në arrest me burg në pritje të një vendimi gjyqësor teksa në shkurt 2020, u gjet i vetëvarur me një çarçaf në qeli.

Por mesa duket Bilbil Hasani vuante nga shqetësimet mendore dhe stafi i paraburgimit mendohet se kishte dijeni për këtë e megjithatë nuk e ka dërguar në një ambient të veçantë por e ka trajtuar si gjithë të tjerët. Gjykata e Tiranës, ka kërkuar hetimin e stafitparaburgimit te 313-ës për shpërdorim detyre.
Shtuar më 09/07/2020, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori