Humb jetën nga COVID-19 babai i gazetarit Berat Buzhala
Babai i gazetarit nga Kosova, Berat Buzhala ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije vete gazetari permes një postimi në rrjetin social Facebook.

Buzhala shprehet se babai ndërroi jetë në moshën 72 vjecare, pasi nuk arriti të fitojë betejën me Covid-19.

Postimi nga Berat Buzhala

Miq dhe mikesha,

Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen 🥰.

Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.

Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm.

Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire.

T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje.

Ju dua dhe ju falenderoj paraprakisht per ngushllimet e shprehura.
Shtuar më 11/07/2020, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori