Një tjetër pacient i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga
spitali i Sanatoriumit në Tiranë.
Bëhet fjalë për një 60
vjeçar i cili ka kryer aktin e rëndë pak pas mesnate.
Ky nuk është rasti i parë kur një pqacient ndërmerr aktin e rëndë. Në vendin tonë edhe 4 pacientë të tjerë kanë vendosur t'i japin fund jetës duke u vetëhedhur nga
spitali Shefqet Ndroqi.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga
lartësia e një
spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 08:13