Me pranga në duar: Gruevski arrestohet në Hungari, pritet ekstradimi në Maqedoni

Ish-kryeministri në arrati Nikolla Gruevski sot ishte në proces gjyqësor në Budapest, ku pritet që të vendoset për ekstradimin e tij.

Mediat hungareze kanë publikuar fotografinë dhe videon e tij.

Ajo që ka shkaktuar më së shumti vëmendje është pamja e ish kryeministrit, i cili ishte paraqur me kapelë dhe syze dielli, i cili nuk i ka hequr gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në gjykatë.

Mediat hungareze kanë publikuar sëfundmi foto dhe video nga ky moment, ku Gruevski gjendet i lidhur me pranga pavarësisht se ato i ka fshehur duke vendosur xhaketën sipër, shkruan Albeu.com.

Gruevski ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale Publike për disa skandale, ndërsa është i dënuar me burg për rastin “Tanku”, blerjen e Mercedesit luksoz. Ai akuzohet në disa lëndë tjera të PSP-së.

Para disa muajve, Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil në Hungari.

Shtuar më 27/06/2019, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori