Grabitje në Tiranë, blindohet Komuna e Parisit (VIDEO)
Policia e Tiranës është në aksion për shkak të ngjarjes që sapo ka ndodhur tek Komuna e Parisit.

Burimet bëjnë me dije se pak minuta më parë, në zonën e KomunësParisit, është grabitur një nga degët e një prej institucioneve financiare në vend.

Mësohet se maskat kanë grabitur një bankë të nivelit të dytë në vend.

Dyshohet se pre e grabitësve ka rënë institucioni financiar, Noa ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar mbi ngjarjen. /albeu.com/


Shtuar më 07/01/2020, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori