Grabitja në Rinas, gjykata jep masën për njërin prej autorëve
Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj Alkond Bengasit, një prej të arrestuarve për grabitjen e 9 prillit, ku mbeti i vrarë një prej autorëve, Admir Murataj.

Para trupës gjykuese ai ka mohuar të ketë lidhje me grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit.

Gjykata nuk pranoi si avokat Adriatik Camen pasi nuk ka tagrat e përfaqësimit, duke i caktuar si avokate kryesisht Kristina Marku.

Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca për 3 të arrestuarit e tjerë Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Shtuar më 23/04/2019, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori