Grabitja e Rinasit, zbulohen dy shuma të tjera parash
Gjenden dy shuma të tjera parash të grabitura më 9 prill në Rinas.

Abcnews.al raporton se shuma prej 5 mije eurosh i është gjetur Elton Piklit, është një prej të arrestuarve, si autor i dyshuar.

Ndërkohë një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen. Sakaq, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN për Elton Piklin dhe Oltian Veseli. Ndërsa Veseli ka refuzuar të japë kampion për ADN.

Kujtojmë se super-grabitja në Rinas ndodhi më 9 prill të këtij viit, ndërsa gjatë shkëmbnimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili pretendohej se ishte koka e bandës.

Të arrestuar për kë ngjarje janë: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini.

Nga ana tjetë Alkond Bengasi ka pranuar të bashkëpunjë me drejtësinë dhe ka dhënë dëshmi që kanë shërbyer për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 19/11/2019, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori