Grabiten dokumenta sekrete në Prokurorinë e Durrësit
Pëlqej
Një grabitje ka ndodhur në Prokurorinë e rrethit të Durrësit.

Nga raportimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe janë vjedhur dokumenta të ndryshme.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve ë grabiten materialet e Prokurorisë, pas sulmit dhe grabitjes së postës sekrete.

Denoncimi u bë nga pastruesja, e cila hapi institucionin në mëngjes dhe gjeti dyert e thyera. /albeu.com/


Shtuar më 24/05/2018, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori