Gjykata merr vendimin për Saimir Tahirin
Trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e Saimir Tahirit për pushimin e çështjes apo gjykimin e shkurtuar.

Kështu, gjykimi për Tahirin dhe Jaeld Ccelën do të vijojë normalisht dhe gjatë gjyqit do të shqyrtohet e gjithë dosja.

Gjatë seancës së sotme maratonë, Tahiri kërkoi nga gjykata fillimisht pushimin e çështjes, por nëse do të merrej vendimi që të mos pushohej çështja, ai kërkoi gjykimin e shkurtuar me vetëm tre seanca.

Me vendimin e para pak minutave, gjykata nuk ka pranuar asnjë prej këtyre dy kërkesave duke vijuar kështu gjyqin normalisht.

Saimir Tahiri akuzohet se ishte pjesë e grupit të Habilajve dhe dërguan në Itali sasi të mëdha droge përmes lehtësive që i mundësonte ai nga detyra që mbante.

Gjithçka filloi pas publikimit të disa përgjimeve të Habilajve nga autoritetet italiane ku pretendohet se përmendet Saimir Tahiri dhe lehtësitë që ai i bënte grupit për trafikun e drogës. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori