Gjendet një trup i dekompozuar në mes të Tiranës, dyshimet e para
Policia ka gjetur një trup të dekompozuar gjatë ditës së sotme tek Rruga e Kavajës në Tiranës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kufoma u gjet pa shenja dhune brenda një kabine elektrike jashtë funksionit. Mësohet se viktima është R.Z 39 vjeç, ndërsa nuk është ende i qartë shkaku se përse ai ka ndërruar jetë.

Janë hetimet e mëtejshme që do të zbulojnë nëse 39 vjeçari ndërroi jetë në vendin ku u gjet apo u mor nga diku tjetër dhe u hodh aty.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 08/11/2019, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori