Gjendet i vdekur turku i shumëkërkuar për laboratorin e Hasit
foto ilustruese
Shtetasi turk, Nejdet Cesuroglu mësohet se është gjetur i vdeku në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Turku dyshohet se fshihej në banesën ku është gjetur i vdekur që nga data 2 dhjetor i 2018.

Në banesë viktimiës i është gjetur edhe një sasi heroine, ndërkohë po punohet për rrethanat e vdekjes së 49 vjeçarit.

Kujtojmë se edhe një shtetas tjetër turk, Iskënder Sale, 35 vjeç ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare në lidhje me laboratorin e zbuluar nbë Has.

Këta shtetas janë të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas Prokurorisë, ata janë pritur nga Admir Hoxha (biznesmeni që akuzohet se ngriti laboratorin( në hotelin e tij pranë Rinasit, së bashku me shtetasin kosovar, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokurorisë kishin sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori