Gjendet i vdekur oficeri i ushtrisë shqiptare
Pëlqej
Një oficer i forcave të ushtrisë shqiptare i ka dhënë fund jetës në orët e para të ditës së sotme.

Ai shërbente në Bunavi të Vlorës.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Fieri, në banesën e tij në lagjen “Kongresi i Përmetit” ku ai jetonte. 29-vjeçari, E.Xh ka pirë fostoksinë.

Familjarët të cilët kanë parë gjendjen e tij të rënduar e kanë dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit, por me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha, i riu nuk mundi të mbijetonte.

Policia ka nisur hetimet po punon për zbardhjen e shkaqeve që shtynë drejt vetëvrasjes të riun.
Shtuar më 09/08/2018, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori