Ushtronin prostitucion në një lokal në Pogradec, tre të arrestuar, mes tyre edhe pronarja

Një rast prostitucioni është zbuluar sot në qytetin e Pogadecit.

Për rrjedhojë kanë rënë në pranga tre persona, mes tyre edhe pronarja e lokalit ku ushtrohej prostitucioni.

Njoftimi i Policisë

Evidentohet dhe goditet si rezultat i një hetimi dymujor, një rast i veprimtarive të kundërligjshme në fushën e prostitucionit.

Arrestohen 3 shtetas të implikuar në këtë rast, njëra prej tyre, pronarja e lokalit ku ushtrohej prostitucion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i një hetimi dymujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë konstatuar dhe goditur një rast të veprimtarive të paligjshme në fushën e prostitucionit. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Dh. Dh., banuese në Pogradec, A. C., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec dhe E. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec.

Në lokalin në pronësi të shtetases Dh. Dh., 2 shtetasit e tjerë të arrestuar për këtë rast, u kapën duke ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.


Shtuar 19.04.2023 14:38