Gjendet i pajetë anestezisti në spitalin privat
Një ndihmës anestezist në një spital privat është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Mësohet se viktima është shtetasi M.A., 46 vjeç dhe nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 21/09/2020, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori