Fuoristrada përplas dy gra dhe një fëmijë, ka viktima
Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur dy zonja me fëmijë.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se ka humbur jetën njëra prej grave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Gjirit të Lalëzit, ku nga burimet paraprake mësohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital por njëra prej grave ka humbur jetën gjatë rrugës.

Mësohet se zonjat ishin motra dhe ishin në prani të fëmijëve të tyre gjatë momentit të aksidentit./albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori