Foli në TV për helmimin misterioz, policia mësyn shtëpinë e Olsit
Olsi Hajdari ,27-vjeçari nga fshati Xhyrë e Librazhdit që mbërriti në koma në spital, ndërsa bashkëshortja e tij 19 vjeçe vdiq, pas 48 orëve ka lënë shtratin e spitalit dhe është kthyer në shtëpi.

Ai madje foli edhe për mediat ku tregoi versionin e tij të ngjarjes.

Ndërkohë sipas burimeve konfidenciale, mësohet se oficerët e policisë kanë shkuar në banesën e tij në Zhyrë për të zbardhur rastin.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e së premtes në Xhyrrë të Librazhdit dhe çifti ishte martuar të dielën e kaluar./abcnews.al
Shtuar më 15/12/2019, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori