Fluturon kurba, 4 viktima dhe 93 raste të reja
ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 420 teste të kryera.

Ndërkohë raportohet se kanë humbur jetën 4 persona. Raportohet se kanë ndërruar jetë një 64 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

Zonat më problematike mbeten Tirana, Durrësi dhe Shkodra, ndërsa sëfundmi ka patur raste të shtuara në Vlorë dhe Elbasan.

Shtuar më 11/07/2020, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori