Fillon lufta! Ushtria turke hyn në Siri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ushtria turke ka filluar luftën në veri të Sirisë duke bombarduar me avionë pozicionet e forcave kurde YPG në kufi me shtetin turk.

Mediat turke raportojnë se kanë qetë tetë avionë F-16 që janë ngritur nga baza e tyre në qytetin e Diyabakirit për të sulmuar formacionet kurdeveri të Sirisë, përcjell Albeu.com.

SHBA është shprehur kundër këtij sulmi, po ashtu edhe qeveria siriane, ndërsa turqit duan që të mos lejojnë formimin e një korridori kurd në kufi me Turqinë.

Ndërkohë ushtria turke ka zbardhur emrin e operacionit, i cili quhet "Dega e Ullirit".

Pas bombardimeve nga avionët pritet edhe futja e këmbësorisë.

Turqia ka në shënjestër zonën e Afrinit në veri të Sirisë, e cila mbahet nga forcat kurse të YPG/PYD, të cilat ajo i cilëson si formacione terroriste të mbështetura nga PKK-ja.

Nga ana tjetër, SHBA-të janë shprehur kundër këtij sulmi duke qenë se ka mbështetur dhe mbështet me armë dhe logjistike këto formacione, të cilat janë edhe kundër qeverisë së Asadit si edhe ISIS-it.

Zhvillimet në fjalë pritet të ftohin edhe më tepër marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, të cilat kanë qenë të tendosura që prej arrestimit dhe dënimit të një bankieri turk, i akuzuar se në bashkëpunim me ministra dhe djalin e Presidentit Erdogan kanë thyer embargon amerikane ndaj Iranit. /albeu.com/
E FUNDIT/ Fillon lufta! Ushtria turke hyn në Siri (FOTO LAJM)

Shtuar më 20/01/2018, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori