Esktremistët grekë bllokojnë aksin kryesor në Shqipëri (FOTO LAM)

Pëlqej
Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifës në Bularat, aty ku edhe u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë në ajër dhe ndaj forcave të rendit, shtetasit grekë të ardhur enkas për këtë ceremoni kanë zbritur në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë.

Nga sa raporton gazetarja e Top Channel në vendngjarje, Anila Hoxha, protestuesit kanë shpalosur flamurin grek në mesin e rrugës dhe kanë bllokuar për pak minuta rrugën, duke penguar automjetet që duhej të kalonin andej.
Shtuar më 08/11/2018, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori