Policia ka mundur të arrestojë autorin e krimit të djeshëm, Agron Tanushin i cili vrau me armë
zjarri Jetmira Hasanin.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pushkë me të cilën
autori kreu vrasjen.
Sipas njoftimit të policisë, Tanushi fshihej në një lagje në
Lushnje.
Pas disa orë kërkimesh, para pak minutash 31 vjeçari, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë
Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.
Shtuar më 16/09/2020,
ora 13:42